E mërkurë, 20.08.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sait Saiti në këtë intervistë për gazetën tonë flet për prioritetet, zmadhimin e transprencës me opinionin, për revizionin e mbrendshëm dhe të jashtëm finaciar, hulumtimin e mendimit publik për situatën e imazhit në shoqatën nacionale, shtypja publike e planit vjetor dhe rapoteve ne gjuhen maqedone, shqipe dhe angleze, për fushatën ne ngritjen e vetëdijes për Kryqin e Kuq, ëeb faqja e Kryqit të Kuq, poashtu edhe distribuili i gazetës elektronike, ku dergohet ne 45.000 e-mail adresa.
Kryqi i Kuq me frymė tė re pėrparon pėr nevojat e qytetarėve









INTERVISTË ME Z.SAIT SAITI, SEKRETARI GJENERAL I KRYQIT TË KUQ TË MAQEDONISË


Viti 2007 në Kryqin e Kuq të Maqedonisë, është vit i cili do duhet të mbahet mend me rezultate pozitive në punë. Ky ishte vlersimi në përfundim të këtij viti i Kryqit të Kuq të Maqedonisë. Një shtytje të veçantë, këtij institucioni i ka dhënë sekretari i përgjithshëm Sait Saiti i cili ka shtyrë një frymë të re në këtë institucion dhe punët kanë filluar të ecin çdo ditë e më mirë. Sait Saiti në intervistën për FAKTI-n, u shpreh se këtë vitë koncetrimi i Kryqit të Kuq ka qenë në aktivitete ku tregojn përmisim.


FAKTI: Çka do të veçoni si karakterisik me me vlerë për vitin 2007?

SAITI: Për mua dhe në përgjithësi për organizatën më me vlerë nga aktivitetet në vitin 2007 do të veçoj hapjen e Qendres për edukim dhe trajnim në Kryqin e Kuq të Maqedonisë, me qëllim që të perfundoj rindërtimi i kapaciteteve vazhdimore në shoqatën tonë dhe të përmirsohet efikasiteti për të ofruar sistem më edukativ. Për punën e Qendrës ishte pergatitur program për punë dhe adaptimi i zyrave në ndërtesën e KKRM për nevojat e lartpërmendura. Për momentin kemi në dispozicion, siperfaqe prej 220 m2 dhe i njejti është i përgatitur dhe i siguruar me teknik moderne dhe funksionin pa ndërprerje.

FAKTI: Hapja solemne e Qendrës për edukim dhe trajnim u bë nga ana e Ministrit të shëndetesisë?
SAITI: Në ketë pjese dua të ndaj hapësirë dhe ta përmend suksesin e shumëvjetshëm realizimin e proektit Promovimi i Vlerave Humane. Çdoherë më kënaqësi flas për prodhimin importit tonë, i cili për sukseset e mëdha në planin e Promovimit të Vlerave Humane dhe tolerancës, tani më është kërkuar nga të gjithë shoqatat nacionale fqinje ku është i përfshirë edhe një pjesë e Kryqit të Kuq Gjerman.

FAKTI: Në vitin 2007 shumë shpesh në mënyrë publike fliteshte për kampanjë dhe aktivitete tradicionale të realizurara nga ana e KKRM? A mund të përmendni disa prej tyre?

SAITI: Realizimi i kampanjës dhe aktivitetet tradicionale janë pjesë e programit tonë të shoqatës nacionale. Viti 2007 përcillet nga aktivitete me karakter humanitare. Do ti përmend disa: Kampanja për mbrojten e emblemës të KK “Respekt për simbol”, kampanja për ndihmë për të moshuarit ”Të gjithë jemi fëmijt e tyre”, “Dita e urisë”, kampanja për ndihmën e fëmijëve të sëmur nga paraliza cerebrale si dhe realizimin e aktiviteteve tradicionale në pajtueshmëri me Kalendarin e aktiviteteve te KKRM, ku realizohen çdoherë. Patjetër të përmendi se të gjithë këto aktivitete humanitare ishin shumë mirë të pritura nga ana e popullatë. Në bazë të shkallës së suksesit në realizimin e të njejtave mund të flitet për një nivel të lartë të ndërgjegjjes për humanitetin e popullatës në shtet.

FAKTI: Si janë relacionet e juaja me qeverinë, poashtu edhe me partnerët e juaj në Levizjen e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe?

SAITI: Në vitin 2007 shumë rëndësi i dhamë elaborimit dhe përforcimit të vlerës, ndihmës dhe partneritetit me qeverinë.. Në pjesën më të madhe të këtij plani u arritën rezultatet më të rëndësishme. Sa i përket bashkpunimit me partnerët tanë në Lëvizjen, mund vetëm të përmendet bashkpunim i shkëlqyeshëm në të gjitha sferat e veprimeve. Kur flasim për këtë bashkpunim duhet të përmendi edhe bashkpunimin e shkëlqyeshëm me delegacionin regjional të Federatës ndërkombëtare në Budapesht, me Komitetin ndërkombëtar të KK, me KK e Norvegjise, të Spanjës dhe Gjermanisë, ku disa vite me rradhë paraqiten si mbajtës aktiv, si partnerë në realizimin e një pjese më të madhe në proektet e KK. Kjo mënyrë e bashkpunimit siguron edhe sigurimin e fondeve për realizimin e misionit humanitar në shoqatën nacionale. Vërehen edhe suksese të mëdha edhe me shoqatat nacionale fqinje ku behet edhe shkembimi i eksperiencave në zhvillimin e mëtutjeshëm. Në këtë pjesë dua të përmend edhe bashkpunimin e mirë me planin e veprimit të përbashkët dhe pjesa dërmuese e partnerëve të mbrendshëm, kompanitë e mëdha në shtet, gjithashtu edhe qytetaret e Maqedonisë.

FAKTI: Sa popullata shqiptare në Maqedoni është përbmajtëse e ideave të KK?

SAITI: Një nga prioritetet që ndikon në organizatën tonë është edhe kyçja në realizimin e aktiviteteve tona në të gjitha grupet etnike të qytetarëve në shtet ku një ndër ato është edhe popullata shqiptare. Me kënaqësi mund të them se në humumtimin e mendimit publik edhe popullata shqiptare është kyçur në anketimin për aktivitetët që i realizon KKRM, ku është zmadhuar te mënyrë drastike dhe në përgjithësi për ndërgjegjjen e anëtarësimit ose volonterizmit për tu kyçur në aktivitetet e shoqatës tonë nacionale. E gjithë kjo tregon se organizata jonë ka dëshirë të madhe të kyçen edhe grupet tjera etnike. Me ketë tregojmë se kemi dëshirë të ndihmojmë në kyçjen e drejtë në procesin intergrimeve të shtetit në hyrje në Unionin Europian.

FAKTI: Cilat janë planet e Juaja për vitin 2008?

Për rreth përditshmërisë së programit, aktivitetve ku gjithmonë janë një ndër prioritetet e KKRM, në vitin 2008 planifikojm zhvillimin e organizatave dhe kapaciteteve kadrovike, për një sukses më të madhë për nxitjen e popullatës dërmuese në Maqedoni. Vëmendja do të jetë e drejtuar edhe në rindërtimin e informimit të sistemit të menaxhimit, ku parashikohet edhe lidhja e mbrendëshme dhe e jashtme e softverit në organizatë me publikun. Kjo edhe do te jetë një pasqyrë më e qartë dhe transparente para publikut në vitin e ardhëshm. Në 2008 do të konkretizojmë edhe lidhjen e sistemit për motivim, regrutim dhe mbajtjen e volonterëve. Mendojmë se kemi nevojë të madhe, në krahasim me numrin e vogel të personave që duan të jenë volonter për të ndihmuar funksionimin e ndihmesit, në aktivitetet e KKRM.
Lidhja e sistemit efikas për mobilizimin e fondeve është prioritet në këto kushte ku jetojmë në shtet, ku kerkon një vëmendje pak më të madhe. Më në fund do të përmendi, se do të vazhdojmë me ndërtimin e partnerëve të mëtutjeshëm në marrdhenie me Qeverin e Maqedonisë, poashtu edhe me partneret konstant të Lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, me qellim që në kohë të duhur dhe të drejtë të përcillet kahja për procesin e intergrimit të shtetit në hyrje në Unionin Europian?

FAKTI: Cila është porosia Juaja që do tu dërgoni qytetarëve të Maqedonisë?

SAITI: Do të desha vetëm t’ju them të përcillen nevojat dhe bashkarisht ti realizojmë idetë humane të Kryqit të Kuq.
Jetojmë në një kohë kurr humaniteti me të vërtet duhet të vëndohet në plan të parë edhe më tutje, ku Kryqi Kuq i Maqedonisë do të vazhdoj ti realizoj vetëm me partnerët qytetar për humanitet të përbashkët për një mengjes më të mirë. Gezuar festat.



Publikuar: 11.10.2008 | 18:24
Lexuar: 2707 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime